Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, është shprehur i keqardhur nga dështimi i takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për reformën në drejtësi.
Nga studio e lajmeve në Ora News, Idrizi deklaroi se Rama e Basha, kishin përgjegjësi për të arritur dakordësi mbi shina të dakordësuara.
Idrizi: Jam shumë i keqardhur për rezultatin e këtij takimi. Besoj që do të kishim përgjegjësi shumë më të madhe karshi shqiptarëve që të kishin një lloj dakordësie.
Përballë paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se pas dështimit të marrëveshjes me Lulzim Bashën, reforma në drejtësi tashmë do të shkojë në Parlament, Idrizi ripërsërit qëndrimin se rruga më e mirë është referendumi.
Idrizi: Nuk e di se çfarë do të zgjidhin në parlament, është çështje numrash pastaj, por besoj që rruga më e mirë pas kësaj që pamë sot është që çështja të kalojë në referendum qoftë dhe me 2 apo 3 opsionet që palët nuk bien dakord.
Ndryshe nga takimi Rama-Basha, Idrizit i kanë lënë shije të mirë takimet dhe qëndrimet e Krerëve të Shtetit përballë Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ndërsa propozon që Qeveria duhet ti adresohet ministerialit të NATO-s përballë ligjit grek të luftës me Shqipërinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-deshtimit-te-politikes-idrizi-referendum-per-reformen-ne-drejtesi/