“Drejtësia” Basha paralajmëron deputetët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-07

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas dështimit te takimit Rama-Basha per reformën ne drejtësi, kryetari i demokrateve mblodhi deputetet jo thjesht për t?i sqaruar për negociatat por edhe per t?u përgatitur per çdo skenar te mazhorances, sidomos ate te miratimit ne mënyre te njëanshme te draftit te ndryshimeve kushtetuese. Mesohet se gjate mbledhjes me dyer te mbyllura te grupit parlamentar, Basha ka deklaruar se trafikimi i votave do te shënoje fundin e parlamentarizmit. Per me tepër, lideri i opozitës Basha ka paralajmëruar se edhe sikur nje deputet i vetem i PD te votoje draftin e mazhorances atëherë opozita do te kaloje ne përballje te plote deri ne djegien e mandateve. Basha i ka sqaruar deputetet se formula e vendeve te rezervuara per te cilën qëndron opozita është propozuar qe vitin e kaluar nga ndërkombëtaret e Venecias, e ka konfirmuar ne opinionin përfundimtar. Kjo është konfirmuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha ne fund te mbledhjes se grupit parlamentar.Sali Berisha: Per çdo shqiptar qe i thotë drites se diellit drite, te vërtetës te vertete, opozita mbrëmë votoi reformën. E refuzoi kategorikisht njeriu qe shkoi me nje a dy fjalime ne xhep. Opozita votoi variantin qe ia kane kërkuar ndërkombëtaret, qe e kane sugjeruar ata, qe ia kane premtuar ndërkombëtaret, votoi variantin qe ua ka sugjeruar ndërkombëtareve Edi Rama. Kjo është e vërteta absolute. Te gjitha te tjerat jane trillime, mashtrime te paskrupullta te cilitdo qe t?i beje. Se duhet te them qe është mjerane kur nje përfaqësues ndërkombëtar i raporton qeverise se tij te kundërtën e asaj qe ka thene vete. Por kjo bote eshte transparente.Kritika per ndërkombëtaret ka bere gjate mbledhjes se grupit edhe kryetari Basha. Përballe pyetjes se Eduard Selamit nese qëndrimi qe po mban PD e përplas me ndërkombëtaret, Basha ka deklaruar faktori ndërkombëtar eshte sqaruar se opozita mbështet nje draft mbi rekomandimet e Venecias. Basha ka lëshuar kritika te ashpra ndaj ambasadores se BE, Vlahutin, duke theksuar se ajo është pozicionuar pro nje kampi politik e per me teper deklarata e Mogerinit 2 dite me pare është shkruar ne Tirane.

Share This Video


Download

  
Report form