http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryediplomati grek Nikos Kocias kërkon që Shqipëria dhe Greqia të mos mbeten peng i të shkuarës. Gjatë një bashkëbisedimi me studentët, ai foli për një traktat të ri miqësie me vendin tonë.Të mos ngelemi peng i së shkuarës, i historisë sepse ne dëshirojmë që të mos i lëmë të pazgjidhura problemet e vjetra, të cilat do të krijonin vështirësi në ecurinë europiane të Shqipërisë. Dëshirojmë që ato të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur, me dialog, me pjekuri dhe në mënyrë racionale.Por të rinjtë e pyeten per çështjen ende te pazgjidhur te kufirit detar.Kemi nje situatë paradoksale që po na ndodh. Kemi një marrëveshje të nënshkruar tashmë që duhet të zbatojmë. Ne i themi qeverisë shqiptare që kjo është një marrëveshje e firmosur në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Po, na thotë pala shqiptare, por shton se sipas Asamblesë Kushtetuese të Shqipërisë njuë fakt i tillë nuk është i ligjshëm. Ne i themi sërish palës shqiptare se e drejta ndërkombëtare është mbi të drejtën tuaj kushtetuese, por ju jepni sërish të njëjtën përgjigje ndaj edhe ne shihemi prej tetë vitesh në sy pa gjetur zgjidhje.Një nga studentët i kujtoi kryediplomatit grek nje shprehje vlonjate: Me detin duhet të kesh kujdes, sepse çfarëdo të besh me të, kripën ta sjell në pjatë.Ndersa Kocias u përgjigj:Mos më shikoni kështu. Për 40 vjet kam qenë zhytës dhe e njoh detin. E di që duhet respektuar. Si profesor mësova se edhe studentët duhen respektuar, ndaj me sinqeritet do t?ua falja detin që nuk më përket mua, por kjo nuk është e mundur. Uroj një të ardhme të mirë për ju dhe do bëjmë gjithçka është e mundur që ju të rinjtë të keni një të ardhme të shkëlqyer në Greqi.Nje dite me parë shefi i diplkomacise greke refuzoi çështjen çame, duke akuzuar nje pjese te kësaj popullsie se kane bashkëpunuar me nazistet.