Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Brenda 18 muajsh, sallat e operacioneve në të gjithë vendin do të pajisën me instrumentat kirurgjikalë të sterilizuara. Premtimi u bë nga kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti në Qendrën Spitalore ?Nënë Tereza?. Rama tha se projekti vjen falë partneritetit publik-privat, që sipas tij ka rezultuar i suksesshëm, pavarësisht kritikave të opozitës.
Partneritetin publik-privat, kryeministri Rama e ka konsideruar model suksesi, pasi sipas tij vetem në këtë mënyrë mundësohet dhënia e më shumë shërbimeve publikut pa asnjë kosto shtesë.
Deklaratat e tij Kryeministri i bëri gjatë prezantimit të projektit për instrumenetet kirurgjikalë të sterilizuara në QSUT, duke theksuar se brenda 18 muajve ai do të shtrihet në spitalet e të gjithë vendit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/instrumentat-kirurgjikale-rama-ne-18-muaj-do-te-pajisen-te-gjitha-spitalet/