Report TV - 'Përgjimet', pezullohet Çako akuzohet për shpërdorim detyre

Report TV 2016-06-07

Views 0

Tre javë nga nisja e hetimeve për dyshimet mbi një pajisje përgjuese, prokuroria e Tiranës ngre akuzën për shpërdorim detyre ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe me vendim gjykate kërkon pezullimin e tij, pasi sipas Prokurorisë ai me veprimet dhe mos veprimet e tij në lidhje me pajisjen ?IMSI CATCHER? ka konsumuar elementët e shpërdorimin e detyrës.

Kabineti i Prokurorit të Përgjithshëm nëpërmjet një deklarate për mediat bënë me dije se pezullimi ndaj Çakos është marrë me vendim gjykate ku të dyshuar janë dhe Drejtori i Forcës Operacionale, Artion Duka dhe Specialisti i kësaj force, Entiol Xhelilaj.

Për dy vartësit e Çakos, Gjykata ka caktuar masë sigurie arrest në shtëpi me mbikëqyrje elektronike. Më tej, sqaron Prokuroria, po vijojnë hetimet për të provuar nëse, pas veprimeve të dyshuara si të kundërligjshme, ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

Burime nga grupi hetimorë sqaruan se në Prokurorinë e Tiranës nuk ka asnjë hetim për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por ndaj tij po kryhen vetëm verifikime në shkëmbimin e dokumentacioneve me vartësit e tij. Pas këtij verifikimi në rast të konstatimit të ndonjë shkelje ligjore, kjo procedurë do t'i kalohet për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme.

Share This Video


Download

  
Report form