Ministri i Brendshëm ka akuzuar sot me tone të ashpra gjyqtarin që ka urrdhëruar pezullimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. Ai e ka cilësuar gjyqtarin Arjan Aliaj si të korruptuar dhe që ka liruar vrasës e përdhunues.
"Dje publiku u bë me dije për një vendim gjykate për pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë së shtetit. Por kush është gjyqtari që mori vendim për një njeri të ndershëm? Një gjyqtar i shkarkuar për korrupsion dhe mos përmbushje të detyrës. Liroi nga burgu të paktën 7 herë njerëz të akuzuar për vepra më të rënda penale, përdhunim, marrëdhënie seksuale me dhunë, vjedhje me armë. Ky gjyqtar u shkarkua. Papritmtas, disa vite më pas kthehet prapë në detyrë. Po si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që liron nga burgu një përdhunues, vrasës? Sot ky gjyqtar ka guximin moral për të mos thënë kurajon institucionale për të shkelur ligjin dhe dhënë një vendim politik. Ky gjyqtar është fytyra e vërtetë e nga ata që nuk duan reformën në drejtësi"- tha Tahiri
Këto deklarata ministri i Brendshëm i ka bërë nga aktiviteti për 1-vjetorin e Komisariatit dixhital nismë e policisë së shtetit për të përfshirë qytetarët në denoncimin e rasteve të shkeljes së ligjit. Në fjalën e tij ministri Tahiri tha se çdo ditë regjistrohen mbi 100 klikime tek Komisariati
Për ta bërë Shqipërinë më të drejtë nuk është vetëm një frazë. Sot ka ardhur dita kur jemi të gjithë bashkë në një test historik për t?u ndarë nga e shkuara dhe për të ecur në të ardhmen. Nëse duam të ecim përpara për një shoqëri më të drejtë duhet të veprojmë. Sot jemi në një provim madhor për të ardhmen e fëmijëve tanë, ku duam të ndërtojmë Shqipërinë e duhur, mbi bazën e një sistemi që funksionon si duhet?, tha ministri Tahiri.