Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në prag të nisjes së sezonit turistik ministria e Mjedisit ka publikuar rezultate e monitorimit të plazheve në bregdetin shqiptar. Sipas analizave rezulton se në gjithë vijën bregdetare shqiptare tre janë pikat më të ndotuar ku edhe nuk sugjerohet të shkojnë pushues. Këto pika janë në Durrës, Vlorë dhe Sarandë.
Julian Beqiraj,Kreu i agjensisë kombëtare të Mjedisit: Mbi 90% e vijës bregdetare më një cilësi shumë të mirë të urave larës, vetëm 6 pika monitorimi janë me një cilësi të mirë dhe paraqesin problematika 3 pika. Në Vlorë zona që njihet si Shkolla e Marinës, Durrës nga 21 pika 20 janë të një cilësie shumë të mirë përvec kompleksit Xhardino. Në Sarandë monitorhet në 6 pika, 5 janë të cilësisë së mirë përveç kanalit të Çukës.
Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka kryer monitorime në 99 plazhe, nga të cilat ka reauzltuar se krahasuar me vitin 2014 cilësia e plazheve është rritur me 50%.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/cilesia-e-plazheve-problematike-tre-pika-ne-durres-vlore-dhe-sarande/