Ora News – Basha: Gati të diskutojmë çdo sistem që ofron garanci për moskapje të drejtësisë

Ora News Lajme 2016-06-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht dështimit të takimit me Kryeministrin, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka shprehur gadishmëri të vijojë përpjekjet për tu dakortësuar me shumicën për reformën në drejtësi. Gatishmërinë për ta mirtuar sa më shpejt reformën e shfaqi dhe me zotimin e tij për të diskutuar çdo fomulë që garanton moskapjen e sistemit, edhe përtej formulës së ?vendeve të rezervuara? që futi palët në nje ngërç të ri gjatë orëve të fundit. Lulzim Basha ftoi Ambasadorët të thyejnë heshtjen, pasi kjo e ndihmon politikën shqiptare të kapërcejë paqartesitë mbi reformën.
Pavarësisht dështimit në diskutimin ballë për ballë, kreu i opozitës ftoi Kryeministrin Edi Rama, pa humbur kohë ta miratojnë në Parlament draftin për drejtësinë, për të cilin thotë se është rakorduar dhe me ndërkombëtarët.
Basha: Partia Demokratike e dëshiron këtë reformë siç dëshiron integrimin europian të vendit. Ndaj dhe një herë i bëj thirrje kryeministrit, mazhorancës, të bëhen gati të votojnë bashkë me ne paketën kushtetuese dhe ligjet kushtetuese, ashtu siç i kemi rakorduar, jo sipas tekave dhe kapriçiove, por sipas garancive që ofrojnë.
I ftuar nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci në konferencën për korrupsionin, Basha u shfaq i ç?tensionuar dhe garantoi investim të sinqertë të opozitës për të diskutuar çdo propozim të mazhorancës që garanton moskapjen politike të drejtësisë, mekanizëm që mund të tejkalojë dhe ?kuotat e rezervuara? që ndan palët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rames-ta-votojme-reformen-ne-drejtesi-sic-e-kemi-rakorduar-mos-i-bej-presion-gjykatave/

Share This Video


Download

  
Report form