Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka takuar në Uashington Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Ambasadori William Brownfield.
Në njoftimin e zyrës së shtypit të Kuvendit thuhet se Meta e njohu Ndihmës Sekretarin e Shtetit me ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe ndryshimeve të Paketës Kushtetuese, duke vlerësuar se procesi tashmë ndodhet në fazën e tij përfundimtare, atë të miratimit, pas paraqitjes së Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe interpretimit të misioneve të asistencës ligjore të SHBA dhe BE, OPDAT dhe EURALIUS.
Kryetari i Kuvendit, Meta theksoi se asistenca e ekspertëve amerikanë përmes OPDAT dhe ICITAP për projektimin, ngritjen dhe trajnimin e institucioneve të reja që parashikon paketa kushtetuese, veçanërisht njësia e Prokurorit Special Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, është e një rëndësie themelore për suksesin e reformës.
Meta kërkoi mbështetjen e SHBA për një prezencë aktive për monitorimin gjatë fazës së implementimit të reformës, për procesin e vetingut dhe trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit të ri të drejtësisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-me-zyrtarin-e-dash-shba-te-monitoroje-procesin-e-vetingut/