Report TV - Bllokohet amnistia e makinave rrezik për 100.000 automjete

Report TV 2016-06-09

Views 0

Ndonëse mendohej të hynte në fuqi në fillim të këtij viti, ende është në diskutim në zyrat e shtetit një projekt për të amnistuar përsëri makinat që rezultojnë debitore. Mësohet se Drejtoria e Përgjithshmë e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dërguar për miratim në dikasteret e interesuara draft-propozimin për faljen e detyrimeve të papaguara për rreth 100.000 mjete, që tashmë janë të evidentuar se nuk qarkullojnë. Prej tyre, 88.360 rezultojnë se pronarë automjetesh janë debitorë ndaj shtetit, pasi nuk kanë paguar taksat vjetore dhe nuk kanë kryer veprime për to që nga 1 nëntori i vitit 1999, për shkak se nuk i përdorin mjetet e tyre, por, nuk nga ana tjetër, as nuk i kanë çregjistruar ato. Një pjesë e mirë e këtyre mjeteve mund të mos jenë fare ekzistente, mund të jenë çuar për skrap apo kanë dalë nga qarkullimi, por detyrimi vijon për shkak të mungesës së aktit të çregjistrimit.

Drejtoria bën me dije se këtyre mjeteve, në zbatim të ligjit të faljes fiskale të vitit 2011, u janë janë hequr detyrimet deri në 31.12.2010, por, duke qenë se pronarët e tyre nuk janë paraqitur për çregjistrim apo rifutje në qarkullim, ata mbeten debitorë për Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura për vitet 2011-­2015.
Drafti ka ngecur në Ministrinë e Financave, duke bërë që detyrimet e këtyre drejtuesisht automjetesh të rriten vit pas viti. Kjo, pasi, nga një llogaritje e përafërt, vlera e taksës për 100 mijë mjete në një vit është rreth 1 miliardë lekë, ndërsa për pesë vite është rreth 5.3 miliardë lekë, ose gati 39 milionë euro.

Share This Video


Download

  
Report form