Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shtetas shqiptar, i cili është dënuar për dy vrasje është kapur në Britaninë e Madhe, ku fshihet prej 18 vitesh. Ai akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Kadri dhe Nevrus Xhetani.
Shqiptari Avni Metra 53 vjeç është përballur me gazetarë të ?Daily Mail?, të cilët gjatë një investigimi kanë arritur ta gjejnë atë, ndërsa kjo media shkruan se policia angleze kishte dështuar në kapjen e 53-vjeçarit shqiptar. Media britanike shkruan se policia nuk e kishte idenë se ku ndodhej shqiptari edhe pse ishte në listën e të kërkuarve nga Interpol dhe ishte arrestuar njëherë në Londër për dhunimin e një gruaje.
Avni Metra kishte identitet të remë Avdul Mekra
Avni Metrës i është dhënë një pasaportë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1998 me identitet të rremë, Avdul Mekra me pretendimin se ishte refugjat nga Kosova.
Sipas investigimit të ?Daily Mail? 53-vjeçari Avni Metra ka përvetësuar para dhe përfitime duke punuar në të zezë, madje ka qenë i përfshirë edhe në disa çështje që lidhen me prostitucionin.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-ne-londer-shqiptari-i-denuar-per-2-vrasje-ne-kerkim-prej-18-vitesh/