http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi pjesëtarë të fisit Çapja hapen zjarr ndaj uniformave blu, policia ka vënë në pranga 8 persona, 3 prej të cilëve pjesëtarë të kësaj familjeje. Ne fillim, gjatë natës duke u gdhirë e enjtja, u arrestuan Ardian Çapja, Florenc Çapja, si dhe Bledar Muça. Ata dyshohen për sulmin me armë ndaj policisë. Por ne pranga kanë rënë edhe 5 persona të tjerë, te cilët dyshohet se janë përfshirë në sulmin me armë. Ata janë Ambri Sinakoli, Fiqeret Meçe, Kastriot Peqini, Serxho Hakilja e Jetmir Shehu të gjithë banues në Elbasan. Policia mundi të hyjë në ambientet e brendshme të hotel ?Universit?, pronë e familjes Çapja, duke sekuestruar 2 automatikë, 4 pistoleta, 4 automjete, mbi 900 fishekë, radio marrëse dhënëse, 5 aparate celularë dhe 5 mijë euro.Sipas policisë, armët dyshohet se janë përdorur për sulmin ndaj policisë. Nga hetimet e para, dyshohet se Florenc dhe Ardian Çapja, bashke me shokun e tyre Bledar Muça, kane dyshuar se kater civile u kishin zene prite ne nje makine pranë hotel ?Univers?. Ata kane hapur zjarr ndaj tyre, por me pas rezultoi se civilet ishin agjente te policisë. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi afër parkut ?Rinia? një zonë mjaft e populluar, fatmirësisht duke mos lënduar asnjeri. Anëtarët e fisit Çapja kanë qenë në qendër të sulmeve të kohëve të fundit në Elbasan. Sulmi i fundit me arme ndodhi pak ditë më parë ku mbeti i plagosur Bledar Muça dhe një police, kalimtare e zakonshme.