Report TV - 1 vit kryebashkiak, Veliaj: Tirana me plan urbanistik brenda vitit

Report TV 2016-06-10

Views 3

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj u shpreh sot se kryeqyteti do të ketë planin urbanistik brenda vitit. Në bilancin 1-vjetor të punës së tij si kryebashkiak, Veliaj tha se Tirana nga një qytet në gjumë, u rikthye 24 orë në punë.

"Parimi ynë janë investimet për të çuar përpara Tiranën. Brenda vitit do të kemi planin urbanistik të Tiranës. Falenderoj PS, LSI, PDIU e FRD që më besuan", u shpreh Veliaj gjatë analizës 1-vjetore të punës së tij si kryebashkiak.

Erion Veliaj ka kërkuar që qytetarët të jenë të duruar dhe të bashkëpunojnë teksa vijojnë punimet për stadiumin "Qemal Stafa". Ai është shprehur se ka marrë vendime të shpejta për Unazën pasi nuk duhet pritur si për godinën e INSIG, për të cilën është folur 25 vjet dhe vetëm tani u shemb.

Veliaj tha se për 18 muaj do të ndërtohet stadiumi i ri i Tiranës, "Arena Kombëtare". Ndërkohë që u shpreh se është dyfishuar kapaciteti tek shkolla "Qemal Stafa" dhe në fund të këtij mandati do të ketë vetëm një turn për të gjitha gjimnazet e Tiranës.

"Do punojmë edhe për Tiranën rurale. Një lekë i harxhuar në qendër të Tiranës ka më shumë vlerë se një lekë në periferi, por ne do ecim me investimet në zonat rurale. Ditën e djeshme është dyfishuar presioni i ujit pasi kemi shmangur abuzimet me përdorimin e tij në disa zona".

Ai u shpreh se liqeni i Frakës vëmendja do të zhvendoset tek punimet në zonën e liqenit të Kasharit. "Pas 100 ditëve dramatike të parkut të lojërave tek liqeni të përfunduar me sukses, do të vijojmë të investojmë më tej??.

Kryebashkiaku ka falënderuar ndërmarrjen e punëtoreve të qytetit. Ai tha se tek shkolla "Petro Nini Luarasi" është krijuar një nga hapësirat me të rehatshme për këmbësorët dhe kjo është një nga punët e vogla qe ne kemi vendosur t?i bëjmë vetë me punëtorët e qytetit pa pritur me muaj për tenderë".

"Për herë të parë në Tiranë nuk vidhen me puseta, pasi po vendosim puseta plastike dhe betoni që nuk vlerë për ata që mund t?i vjedhin, ndërkohë që e njëjta procedurë do vijojë edhe me telat e korrentit që do të jenë jo më prej bakri. Ne do vijojmë kreativitetin si për vijat e bardha dhe atë te telave e pusetave", tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form