Ora News – Reforma në Drejtësi - Meta ftesë Lulzim Bashës për takim deri të hënën

Ora News Lajme 2016-06-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi se reforma në drejtësi nuk është përfshirë në kalendarin e punimeve parlamentare dhe gjithçka ishte keqkuptim i administratës së Kuvendit. Në emër të një reforme me integritet dhe legjitimitet, Kryeparlamentari ftoi në takim brenda së hënës kryeopozitarin Lulzim Basha, në një format që mund të përfshijë edhe praninë e kryeministrit Edi Rama. Meta evitoi të përgjigjej direkt nëse mbështeste miratimin e reformës me 94 vota të peshkuara edhe nga opozita dhe tha se do të bënte çdo përpjekje për një reformë me integritet.
Tirane- Ilir Meta zgjodhi të deklaronte personalisht se reforma në drejtësi nuk është përfshirë në kalendarin e punimeve parlametare në mënyrë të njëanshme, duke deklaruar se fjala është vetëm për një keqkuptim të adminsitratës së Kuvendit.
Ilir Meta: Ka qenë një keqkuptim i shërbimeve të Kuvendit.

Diskutimi i njëanshëm i reformës është jashtë axhendës së kryetarit të Kuvendit, i cili ka një tjetër objektiv, të tentojë sërish gjetjen e dakordësisë me opozitën, për miratimin e një reforme legjitime dhe me integritet, siç nënvizoi ai.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-ftes...

Share This Video


Download

  
Report form