Report TV - Brenda mureve të familjes Meçe, mbizotëron një varfëri e tejskajshme

Report TV 2016-06-11

Views 0

Kjo banesë ku mungojnë edhe kushtet më minimale, ndodhet në mes të një blloku vilash. Brenda 4 mureve të saj, mbizotëron drama e një familjeje të re, prej 5 personash, bashkëshortët dhe tre fëmijët, më i vogli 2 muajsh.

Familja Meçe, e cila njihet si më e varfra e zonës, jeton në lagjen Sheq i Madh në Fier.

Pamjet që sjell kamera e Report Tv dhe frigoriferi tërësisht bosh, nuk kanë nevojë për koment. Por, kjo është veç ajo që mund të shohim, pasi Etleva Meçe dhe bashkëshorti i saj Maringleni tregojnë se jetojnë pa bukë, pa ushqime, pa energji elektrike, ndërsa gjithçka tjetër, orendi e veshmbathje ia kanë falur.

Çifti Meçe, tregon se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti, edhe pse janë kaq të varfër, edhe pse shtëpia e tyre është përmbytur nga lumi i Gjanicës. Rrëfimi i tyre bëhet akoma më rrënqethës teksa shprehen se fëmijët e tyre kanë që të dje pa ngrënë. Fqinjët shprehen për kamerën e Report Tv se i ndihmojnë me aq sa munden.

Maringleni dhe Etleva kanë 7 vjet që jetojnë në këtë banesë. Fëmija më i madh është 6 vjeç, e dyta 2 vjeç dhe fëmija më i vogël 2 muajsh.

Apeli i tyre për ndihmë, bëhet pikërisht për këta fëmijë, të cilëve nuk arrijnë dot t?u sigurojnë as bukën e përditshme.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS