Report TV - Dosja 'Çapja' ja tmerri i policëve të operacionales:Ata qëlluan pa pushim

Report TV 2016-06-12

Views 4

Çapjat kanë qëlluar me pistoletë drejt efektivëve të policisë dhe pse ata janë prezantuar me zë të lartë dhe me jelekun me mbishkrimin policia.

Këtë e bënë të ditur prokuroria e krimeve të rënda e cila ka kërkuar arrest me burg për Florenc Çapjen, Ardian Çapjen dhe Bledar Muçën.

Këto masa sigurie janë dhënë gjatë fundjavës për Florencin dhe Bledarin ndërsa këtë të dielë masa ndaj Ardian Çapja është komunikuar në spital.

Gjithçka ka nisur pasditën e 8 Qershorit 2016 në rrugën ?Emin Matraxhiu? pranë hotel Univers në pronësi të Çapjave ku ata i janë afruar automjetit të forcave operacionale dhe i kanë bërë shenjë të hap krahun.

Sapo ka ulur pak shpejtësinë mjeti i policisë ka qenë Ardian Çapja që ka qëlluar disa herë me pistoletë drejt tyre dhe këto qitje kanë qenë tejshpuese por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima në radhët e policisë.

Dhe pse efektivët janë prezantuar thotë prokuroria zjarri nga automjeti Ml me targë AA 007 MZ s?ka ndalur dhe në këtë moment policët janë kundërpërgjigjur me armën automatik të shërbimit.

Pas ndërhyrjes së forcave të ndërhyrjes së shpejtë policia sekuestroi një arsenal armësh në pronën dhe oborrin e banesave të Çapjave, ndërsa para hetuesve ata i kanë mohuar akuzat e kundërshtimit me armë të punonjësve të policisë.

Share This Video


Download

  
Report form