UEFA ka hapur një procedim disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për pankartën e hapur në stadium gjatë ndeshjes me Zvicrën e cila fliste për gjenocidin grek ndaj Çamërisë. Në njoftimin zyrtar të UEFA-s thuhet se kjo çështje dhe ajo e fishekzjarrëve të hedhur në fushë po nga tifozët shqiptarë, do të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës më 21 korrik.