Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ligji për dekriminalizimin vë në pranga zyrtarin e parë lokal. Kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi është arrestuar pasditen e sotme, 13 qershor 2016 pasi prokuroria e akuzon për fallsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve?, në plotësimin e formularit të ?Dekriminalizimit?.
Prokuroria akuzon Elvis Rroshin se ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit duke mos deklaruar dënimin për përdhunim nga drejtësia italiane në 1995, ndërsa nga ky shtet ishte dëbuar po në atë vit. Gjithashtu Elvis Rroshi ishte dëbuar dhe dënuar dhe nga drejtësia zvicerane, një herë në 1993 dhe një herë në 1997 kur dhe ishte arrestuar.
Në fakt tjetër i zbuluar nga Prokuroria është se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Evropës. Kujtojmë se Rroshi ka deklaruar vetëm dy emra, Ervin dhe Elvis, siç e ka edhe aktualisht.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/policia-ndalon-kryebashkiakun-elvis-rroshi-me-urdher-te-prokurorise/