Theodhori Sollaku, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi u shpreh sot pas takimit me klientin e tij se dosja e prokurorisë nuk ka asnjë provë. ?Dosja për Elvis Rroshin nuk ka asnjë provë dhe është e bazuar në informacione policore. Bëhet fjalë për dëbimin nga Zvicra. Por në bazë të ligjit të dekriminalizimit nuk ka nevojë të deklarohet dëbimi pasi Zvicra nuk është vend i BE?, tha Sollaku.
Elvis Rroshi u arrestua një ditë më parë me akuzën për konsumimin e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve?, në plotësimin e formularit të ?Dekriminalizimit?. Në ngarkim të Rroshit ka edhe një vendim nga Gjykata e Tiranës e cila ka dhënë masën "arrest me burg" për të.