“Arrestimi i Rroshit i paligjshëm” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pa kaluar 24 ore nga arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, avokati i tij Theodhori Sollaku tha se akuzat e Prokurorisë janë të pabaza. Pas takimit me klientin e tij, Sollaku tha se pretendimet e organit të akuzës janë ngritur vetëm mbi informacione policore, duke mos pasur aneje prove konkrete. Elvis Rroshi u arrestua pasditen e së hënës në Kavajë, pas masës së sigurimit arrest me burg që caktoi Gjykata e Tiranës. Sipas organit të akuzës, Rroshi dyshohet se ka shkelur ligjin për dekriminalizimin, duke falsifikuar dokumentet, pasi në formularin e vetëdeklarimit ka fshehur të dhëna që tregojnë se ka qenë i dënuar në Itali për përdhunim, është dëbuar nga Italia e Zvicra madje ka përdorur dhe 5 emra të ndryshëm në vende të europës.

Share This Video


Download

  
Report form