Meta: Shqipëria s'ka luksin të miratojë reformën në drejtësi pa opozitën, nxit dialogun

Ora News Lajme 2016-06-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i LSI-së ndodhet në një konferencë për median pas mbledhjes së kryesisë së LSI-së. Meta insiston instensifikimin e dialogut politik dhe gjetjen e një konsensusi.
? LSI konstaton se konsensusi i plotë për paketën kushtetuese është arritur përveç një cështjeje të vetme të ngritur me insistim nga opozita. Në këto orë insistojmë për intensifikimin e dialogut politik dhe gjetjen e konsensusit në përputhje me standardin e Venecias?
Sa i takon vendeve të rezervuara Meta përgjigjet: ?Jam i habitur dhe i çuditur që kjo çështje nuk është zgjidhur më përpara. Kërkoj të zgjidhet me urgjencë dhe koherencë . Shqipëria nuk e ka luksin të miratojë reformën në drejtësi pa opozitën nëse opozita vërtet është e sinqertë në dhënien e konsensusit të saj dhe kërkon që këto garanci substanciale të mos cënojnë besueshmërinë e institucioneve të reja
Meta përsëriti gjithashtu dhe qëndrimin e LSI-së: LSI ka deklaruar se do të votojë sipas standardeve të saj dhe nëse do të dështonte konsensusi me opozitën nëse do dështonte me përgjegjësi të kësaj të fundit?

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/meta-nxit...

Share This Video


Download

  
Report form