http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjidhja e gjithë ngërçit politik që mban peng reformën në drejtësi, sipas LSI-së mund të vijë nga Bashkimi Europian. Kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, tha se PD mund t?i drejtohet Brukselit lidhur me rekomandimin 88. Sipas Vasilit nëse do të arrihet në një votim te njëanshëm te reformës, Brukseli duhet të japë garanci për hapjen e negociatave për anëtarësim. Vasili ripërsëriti qëndrimin se një reformë pa votat e opozitës, rrezikon legjitimitetin e saj. Ai kujtoi se Komisioni i Venecias është i vetmi institucion ndërkombëtar që mund të përcaktojë standardet. Duke folur në emër të LSI, Petrit Vasili tha se zhvillimi i referendumi popullor do të ishte i mundshëm vetëm në rastin kur pasi të gjendet konsensusi politik mbi ngërçin aktual, PD të nxirrte një pretekst të dytë për mosmiratimin e reformës.Në daljen para mediave, Vasili nuk la pa thumbuar edhe aktorë të caktuar ndërkombëtarë. Edhe një here Vasili theksoi se LSI mbështet çdo variant kompromisi mes dy partive te mëdha.