Report TV - Si e mbylli Prokuroria dosjen e pasurisë së Ridvan Bodes

Report TV 2016-06-18

Views 1

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode dhe ish-inspektori i Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Arjan Qafa, i emëruar nga KLD gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, i shpëtojnë drejtësisë.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Tiranës kanë mbyllur dy dosje të rënda pasurie, të referuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, në ngarkim të ish-kryefinancierit Bode dhe të besuarit të Bujar Nishanit dhe Gjin Gjonit.

Më datë 7 Prill të 2015, ILDKP kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme Ridvan Boden, për deklarim të rremë të pasurisë, refuzim për deklarim, sheshje pasurie dhe mosjustifikim të pasurisë së deklaruar.

Shqiptarja.com ka mësuar se në datën 23.12.2015, Prokuroria ka vendosur të pushojë çështjen në ngarkim të Bodes, me argumentin e mos konstatimit të elementëve të veprës penale.

Share This Video


Download

  
Report form