http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria do te jete vendi i dyte ne bote, pas Kolumbisë qe do te ofroje shërbimin e ?gishtit digjital?. Kjo do te thotë qe kushdo qe do te kryeje shërbime tek noteri, per te siguruara praninë e tij do te lere shenjat e gishtit. Ky shërbim nis te aplikohet nga muaji qershor ne 20 me noterë te Tiranës, per tu shtrirë me pas ne te gjithë vendin deri ne fund te vitit. Por pse ky shërbim i ri? Pajisja e cila do te sigurohet nga kompania Aleat, qe merret me prodhimin e pasaportave, ngre edhe nje pikëpyetje. Pas kompanisë se pasaportave, noterët do te jene ata qe do te kene te dhënat personale te qytetareve. Pajisja kushton rreth 20 mije leke, si do te do te ketë një kosto te përvitshme mirëmbajtjeje. Si rralle here noterët thonë se kostoja e saj nuk do te përkthehet ne rritje tarife për qytetaret.