http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka shansin sot ne mbrëmje kundër Rumanisë te beje histori, duke marre piket e para si debutuese ne kampionatin europian. Natyrisht ky është minimumi i kuqezinjve, pasi ne rast te nje fitoreje, skuadra jone kombëtare do te ishte ne gare edhe për t?u kualifikuar ne 16 me te mira si një nga skuadrat e treta me te mira ne 6 grupet e këtij evenimenti. Derbi ballkanas ne euro 2016 do te luhet ne 21:00 ne stadiumin e Lionit dhe ve përballe dy ekipe qe pavarësisht se kane zhvilluar ndeshje te mira ndaj Francës dhe Zvicrës, nuk kane mundur te marrin pike te plota. De Biasi ndryshe nga sa mendohej, mund te mos beje shume ndryshe ne raport me titullarët e fundit kundër Francës. Kuqezinjve sonte i mikthet ne qendër te mbrojtës Lorik Cana, ndërsa i pezulluar është Burim Kukeli. Ne vend te Kukelit mund te luaje Migjen Basha, nëse Xhaka nuk është ne 100% . Probleme edhe për Naser Alijin qe pësoi nje tërheqje dhe pritet te jete jashtë. Sadiku ne te majte te sulmit është favorit përballe Cikalleshit, sikurse edhe Lila ne te djathte përpara Roshit. Ne konferencën e fundit per shtyp De Biasi përveç se konfirmoi se nuk do te ndryshime taktike ndaj Rumanisë dhe u shpreh i bindur se skuadra do te jete perfekte ne fushe per ta fituar kete takim. Mijëra tifoze shqiptare pritet te mbështesin ekipin kuqezi serish sonte ne mbrëmje ne Lion ne nje ndeshje qe do gjykohet nga ceku Pavel Kralovec. Federata shqiptare i ka premtuar ekipit 2 milion euro për kualifikimin ne fazën tjetër. Ndaj Rumanisë, Shqipëria nuk ka kujtime te mira pasi ne 9 takime qe ka luajtur ka marre vetëm 2 barazime dhe 7 humbje. Paralelisht me me këtë sfide luhet edhe ndeshja tjetër e grupit France vs Zvicër. Gjelat jane te kualifikuar, por duan vendin e pare ne grup, ndërsa Zvicra qe është me nje këmbe ne turin tjetër, kërkon te surprizoje organizatoret.