Skemat kombëtare të subvencioneve në sektorin e bujqësisë për vitin 2016 kanë përmbyllur fazën e aplikimit, me 13.487 të tilla gjithsej. Bujqësia ka numrin më të lartë prej më shumë se 10 mijë aplikimesh, blegtoria mbi 2.700 të tilla, ndërsa sektorë të tjerë janë dorëzimi i prodhimit bujqësor, akuakultura dhe nxitja e investimeve në bujqësi.