http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ndalen grabitjet ne zonën e minoritetit. Një tjetër ngjarje e rënde është shënuar ne fshatin Likomil të Dropullit te sipërm ku një e moshuar ka rene pre e dhunës pasi është tentuar te grabitet. Evgjeni Dhima ka qene ne banesën e saj e vetme pasi bashkëshorti, nuk ndodhej aty kur është sulmuar. Autori ka hyre në oborrin e shtëpisë njëkatëshe i maskuar, në tentativë për t?i marrë paratë e ka shtyre dhe përplasur në tokë. Per pasoje e moshuara është dëmtuar rëndë në fytyrë.Sipas policisë, autori i grabitjes Ndriçim Dervishaj 28 vjeç, banues ne Vlorë është arrestuar pak pas ngjarjes. Per banoret e fshatit Likomil, ky nuk është rasti i vetëm i grabitjeve. Ne Dropull janë evidentuar dhjetëra raste të vjedhjes se banesave kjo pasi se në fshatrat e minoritetit jetojnë me se shumti te moshuar.