Raporti për Onkologjikun: Rritet numri i të prekurve me kancer, mungojnë investimet

Channel One Albania 2016-07-17

Views 3

Personat e prekur nga kanceri në Shqipëri po regjistrojnë shifra alarmante. Vetëm nga viti 2014 deri në 2015 numri i të prekurve me kancer ka shkuar në 5158, një rritje me 56,9 përqind më shumë brenda një viti, ku më parë numëroheshin 3286 të prekur.

Këmbanat e alarmit duhet të bien më shumë se kurrë kur qeveria ul buxhetin për spitalin e Onkologjikut me 1,5 % edhe pse sipas statistikave ka përqindje në rritje të të prekurve me kancer.

Shoqata ?Together for Life? në një tryezë mes gazetarëve, shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve, pas një pune kërkimore të gjatë ka arritur të verifikojë një sërë problematikash të mëdha.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS