Gjykata e Tiranës ka vendiosur që të rikthejë në qelitë e burgut Vladimir Gjutën i cili vetëm dy ditë më parë u prangos nga efetkivëqt e policisë, pasi kishte dhunuar babain e tij.
Në seancën gjyqësore ku u dha dhe masa e sigurisë, avokati i Gjutës ka kërkuar që ndaj Gjutës të jepet masë mjekësore, ?Arrest spitalor? për shkak të problemeve psikologjike që Gjuta ka pasur.
Avokati i Gjutës shprehet se klienti i tij merrte mjekime nga stresi në burg dhe se sa i takon akuzës për dhunë në familje, ai ka shtuar se Gjuta ka pasur vetëm një debat me babain e tij për të mjekuar fëmijën që ka qenë me temperatuarë.
Babai i Vladimir Gjutës ka thënë se nuk është dhunuar nga i biri dhe se gjithçka është një sajesë.Ai shtoi se ata kanë qënë në një gëzim familjar, ndërkohë që ka theksuar se ndaj të birit po thuhen gjëra të paqena
Vladimir Gjuta është i njohur nga drejtësia shqiptare fillimisht për për vënien e tritolit në familjen e ministrit të Brendshëm Sajmit Tahiri e cila më vonë u rrëzua si akuzë.
Dy ditë më parë Gjuta ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij duke thyer kështu edhe masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Tiranës. 36 vjeçari i kishte shkuar babait të tij F.Gjuta në shtëpi dhe e ka rrahur. Pas këtij veprimi uniformat blu kanë plotësuar kërkesë padinë "Për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes" për babain e 36 vjeçarit.
Gjuta rezulton me masën e sigurisë "Arrest Shtëpie" me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Kukë të datës 22.04.2016
Biznesmeni 34-vjeçar është arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa ngjarja më e fundit që e vuri atë në pranga është goditja që i bëri një punonjësi të Policisë Rrugore.
Gjuta u arrestua në dhjetor të 2014-ës pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë fyen dhe goditën për shkak të detyrës një polic rrugor pas vendosjes së gjobës për parkim të gabuar
Policia mori shkas nga ky incident për të kontrolluar biznesin e 34-vjeçarit për zhvillim aktiviteti të paligjshëm. Gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë ?arrest shtëpie?, të cilën Gjuta e vuante edhe aktualisht