Asnjë shenjë nga anija e marrë peng - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-07-17

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ende nuk ka asnjë shenje nga peshkarexha e marrë peng nga një marinar egjiptian, ne bordin e se cilës ndodhen te lidhur me zinxhirë dy shqiptare. Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme kane nisur kërkimet për gjetjen e anijes Çelepia 2 dhe lirimin e pengjeve Luan Mema dhe Dhimitër Malja. Policia Kufitare ka nxjerrë në patrullim ne det mjetet e saj. Por megjithë kontrollin me radar dhe thirrjeve të vazhdueshme në kanalin e komunikimit, nuk është bërë e mundur gjetja fizike e peshkarexhes. Në operacion janë përfshirë edhe Roja Bregdetare. Trupa Detare e Forcave të Armatosura po vazhdojnë kërkimet. Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi procedimin penal për marinarin egjiptian Adel Mohamed Salam, ky i fundit akuzohet për rrëmbim personi, pasi ngjarja ka ndodhur brenda territorit shqiptar. Sipas Prokurorisë do merren ne pyetje pronaret e anijes Celepia 2 ku punonte egjiptiani pasi dyshohet se nuk i kane dhëne rrogën, duke e shtyre atë te marre peng ekuipazhin. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se peshkarexha gjendet ne afërsi të portit Misrata në Libi dhe jo ne afërsi te Aleksandrisë ne Egjipt. Nga hetimet mësohet se komunikimi i fundit me anijen ka qenë në orën 14 te ditës së mërkurë, kur në telefonin e pronarit të anijes, Murat Celepia, ka mbërritur një foto ku duket marinari i lidhur me zinxhirë. Luan Mema dhe kapiteni Dhimitër Malja e kanë gjetur veten të lidhur me zinxhirë kur janë zgjuar në ujërat ndërkombëtare. Që nga ajo kohë shtetasi egjiptian Adel Mohamed Salam e ka fikur telefonin dhe nuk ka komunikuar më me të. Një ditë më parë Policia e Durrësit tha se egjiptiani kërkon 70 mijë euro ose në të kundërt kërcënon se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë.

Share This Video


Download

  
Report form