Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Që prej pasdites së djeshme nuk ka asnjë komunikim dhe asnje sinjal nga marinari egjiptian i cili ka marre persiper pengmarrjen e peshkarexhes ?Çelepia 2?, në bordin e së cilës ndodhen edhe dy marinarë shqiptarë Dhimitër Malja dhe Luan Mema. Tek autoritetet shqiptare nuk ka mbërritur asnjë informacion mbi koordinatat e vendndodhjes se peshkarexhës, për shkak se në mjetin lundrues është fikur blu boxi. Autoritetet shqiptare kanë kontaktuar homologet në Egjipt, por as prej andej nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen. Ndërsa Forca Detare Shqiptare po vijon patrullimet në det të hapur në perpjekje për të lokalizuar peshkarexhen.
Adel Mohamed Sallam një ditë më parë kontaktoi me bashkëkombasin e tij, duke pohuar se anija ?Çelepia 2? është marrë peng nga ai dhe ndodhet në portin e Aleksandrisë në Egjipt. Për lirimin kërkonte 70 mijë euro, në të kundërt kërcënonte me fundosjen e anijes bashkë me 2 marinarët shqiptarë. Për të konfirmuar pengmarrjen marinari egjiptian i ka dërguar pronarit të anijes Murat Çelepia, foton e njërit prej marinarëve të lidhur me litar e zixhir.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zhdukja-e-anijes-nuk-dihet-ende-vendndodhja-e-mjetit-lundrues/