http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mali i Zi duhet të ndryshojë menjëherë fjalorin enciklopedik në të cilin shqiptarët përkufizohen si persona agresivë. I pyetur nga gazetarët, ministri i Drejtësisë të Malit të Zi, Zoran Pazhin tha se nuk ështe dakord me atë përcaktim të akademisë malazeze pasi realiteti është krejt i kundërt. ?Ai fjalor duhet të tërhiqet, por i përket Akademisë ta bëjë këtë gjë. Akademia e Shkencave malazeze ka gabuar me përcaktimin e shqiptarëve si agresivë. Shqiptarët e Malit të Zi kanë kontribut në zhvillimin e vendit dhe së bashku me malazezët jetojnë në harmoni?.Ministri malazez i drejtësisë ndodhet në Tiranë i ftuar në një konferencë për torturën në sistemin e burgjeve.