Një banesë në fshatin Ulëm të Njësisë Administrative Bradashesh është shkrumbuar plotësisht pasi u përshi nga flakët e zjarrit.
Brenda në banesë ndodhej vetëm djali 33-vjeçar i familjes, i cili është me problem mendore.
Tre pjestarët e tjerë të familjes ndodheshin jashtë shtëpisë të angazhuar me punët e ditës në bujqësi. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak për shpërthimin e zjarrit mendohet të jetë bërë një pakujdesi e 33-vjeçarit.
Zjarri është parë nga fqinjët të cilët kanë njoftuar të zotët e shtëpisë dhe kanë ndihmuar me fikjen e zjarrit, por çdo gjë ka qenë e kot sepse shtëpia është shkrumbuar plotësisht.
Zjarrëfikësit kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, për shkak se fshati ndodhet larg dhe rruga është e vështirë.