Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Alban Hoxha vuan mungesën e shikimit dhe vitet e fundit po përballet me sëmundjet rëndë të veshkave, por kuraja e tij për jetuar është e më e ndritshme se gjithçka tjetër. Ai ka lindur i verbër, po ashtu dhe vëllai tij më i vogël.
Familjarët i njeh nëpërmjet prekjes dhe zërave. Mes sforcove përpiqet të ndërtoj të ardhmen. 3 vite më parë, luhatja e thjeshtë e tensionit sollën nevojën e ndihmës së mjekëve dhe pak ditë më vonë mësoi se veshkat po humbin funksionin e tyre.
Albani: Pata tension të lartë mbi 18 dhe u shtrova në spital rreth një javë. Pas dy javësh u futa në hemodializë dhe pastaj më thanë se duhet transplant.
Nga hemodializa, Albani do të përballen me një sfidë të vështirë: kryerjen e transplantit të veshkave.
Albani: Unë kam tre vjet që jam diagnostikuar me problemin në veshka, që vazhdoj hemodializën.
Ai nuk ka dhurues, ndaj përtej gjendjes shëndetësore familja Hoxha përballet me vështirësi ekonomike. Apeli është për të gjithë të mundurit, që duan të kontribojnë të ndihmojnë Albanin të bëj hapin më të rëndësishëm të jetës; kryerjen e transplantit të veshkave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/transplanti-i-veshkes-albani-i-verber-me-ndihmoni-te-kryej-nderhyrjen/