Ushtria irakiane i ka shkulur Shtetit Islamik fortesën e tij të fundit në qytetin e Falluxhës. Kreu i forcave të Antiterrorit, të përfshira në këtë operacion, gjeneral-lejtnant Abdul-Wahad al-Saadi deklaroi se trupat e tij kanë hyrë në lagjen veriperëndimore ?Golan?, e vetmja që kishte mbetur nën kontrollin e grupit të dhunshëm islamik.