Të plagosurit nga aksidenti në Qafë Muzinë kanë mbetur 7 anëtarë të një familje, nga të cilët 5 janë femra. Të plagosurit janë Aida Lleshi, Fevzi Lleshi, Ana Lleshi, Selvie Lleshi, Aleksandra Lleshi, Dori si dhe Rabie Lleshi.
Mjetet e përfshira në aksident janë autovetura me targë KIB366 si dhe autobusi AA655KU.
Familja e aksidentuar po udhëtonte drejt Greqisë, ndërsa autobusi po kthehej pas një ekskursioni në Sarandë me studentë të Universitetit të Tiranës.