Report TV - Gjyqtarët, Kushtetuesja: Largim nga detyra sapo mbaron mandati

Report TV 2016-07-17

Views 0

Gjyqtarët e Lartë të cilëve ju mbaron mandati nga kjo e hënë nuk mund të qëndrojnë më në detyrë por duhet të largohen.

Është ky vendimi i gjykatës kushtetuese i zbardhur këtë të hënë që shpall si antikushtetues procedurën e ndjekur prej vitesh sipas nenit 5 paragrafi tre të ligjit 8588 me të cilin gjyqtarët qëndronin në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit të tyre.

Padia për shfuqizimin e këtij neni u bë nga opozita e cila mori shkas nga mos zëvendësimi prej dy vitesh i gjyqtarit Ardian Dvorani i cili qëndronte në detyrë dhe pse i kish mbaruar mandati.

Me këtë vendim numri i vendeve vakante në gjykatën e lartë shkon në 4 pasi Dvorani duhet të lërë menjëherë detyrën është larguar më parë Ardian Nuni ndërsa prej më shumë se një viti dy vende vakante në këtë gjykatë nuk janë zëvendësuar me përplasje mes presidencës dhe politikës.

Më 3 Maj 2016 1/5 e deputetëve të opozitës kërkuan shpalljen antikushtetues të nenit që i jepte të drejtë gjyqtarëve të ushtronin mandatin e tyre deri në zgjedhjen e pasardhësit por kjo praktikë tashmë është rrëzuar si antikushtetuese duke sjell për pasojë vakancë me 4 gjyqtarë në gjykatën e lartë.

Siç dhe shihni në këtë Faksimile që mban datën 27 Qershor 2016 Kushtetuesja deklaron se pasi ka shqyrtuar padinë e 1/5 së deputetëve të Kuvendit ka vendosur ta pranojë atë duke shpallur antikushtetues nenit 5 paragrafin 3.

Share This Video


Download

  
Report form