Ora News – Amnistia për makinat, kush përfiton dhe si kryhet çregjistrimi

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë ata pronarë që kanë një automjet për të cilën nuk kanë paguar taksat për një periudhë për më shumë se 10 vite do të përfitojnë amnisti për të gjitha detyrimet.
Drafti i cili tashmë është në përfundim parashikon ndër të tjera që të gjithë këta pronarë do të kenë 6 muaj afat për çregjistrimin e automjeteve pa paguar debinë.
Burime të Ora News bëjnë me dije se falja e detyrimeve nga qeveria u kthen të drejtën pronarëve debitorë të rinovojnë lejen e qarkullimit, pasi shumica e këtyre mjeteve nuk ekzistojnë fizikisht.
Ky draft synon që të fshijë të dhënat të gjitha ato automjete të cilat kanë më shumë se 10 vite që nuk kryejnë asnjë transaksion. Fshirja e detyrimeve nëpërmjet kësaj amnistie i jep të drejtë më pas pronarëve që të rinovojnë lejen e drejtimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/amnistia-per-makinat-kush-perfiton-dhe-si-kryer-cregjistrimi/

Share This Video


Download

  
Report form