Gara për kreun e OKB-së - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-07-17

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria duket se është përfshire ne mënyre direkte ne procesin e përzgjedhjes se pasardhësit te Ban Ki Mun ne postin e sekretarit te përgjithshëm te OKB-se. Burime diplomatiket theksojnë se Shqipërisë i është kërkuar te propozoje per postin e larte emrin e bullgares Kristalina Georgieva, aktualisht Komisionere per Buxhetin dhe Burimet Njerëzore ne Bashkimin Europian. Por burime zyrtare nga Ministria e Jashtme, i kane thënë Vizion Plus se Shqipëria, nuk do te beje nje propozim te tille dhe per me tepër, nuk do te kete nje kandidature. Emri i Georgieves është promovuar fort per postin e Sekretarit te Përgjithshëm te OKB-se nga ish-kreu i Komisionit Europian Barrozo, ne nje takim sekret te grupit te Bilderbergut ne Dresden ne 9 qershor, ku kane marre pjese edhe personalitete te tjera te BE-se, por jo vetem. Por problemi kryesore është se Georgieva, nuk mbështetet nga vendi i saj Bullgaria, qe si kandidature zyrtare ka shpallur Irina Bokova-n, aktualisht ne krye te Unesko-s. Sipas portalit te Brukselit, ?Euractiv?, vete Georgieva, pasi i eshte thënë nga kryeministri bullgar Borisov se nuk mund te kandidohej nga Sofja zyrtare, pasi ajo është me dosje, eurokomisionerja ka dërguar ish-eurodeputetin portugez Mario David si ndërmjetës, per te kontaktuar me qeverinë e Shqipërisë dhe atë te Hungarise, si dy shtete potenciale qe mund te pranojnë ta propozojnë si kandidature. Tani duket se pas refuzimit te Shqipërisë, do t?i mbetet Hungarisë te vendose nese do ta propozoje apo jo Georgieven. Nje seance e fundit dëgjimore me kandidaturat parashikohet te realizohet ne 10 korrik. Deri atëherë, mbështetësit e Georgieves ne Sofje, qe jane njerëz te fondacionit ?Soros?, po i bejne presion kryeministrit Borisov te tërheqë kandidaturën zyrtare te Bokoves, ndërsa paralelisht diplomatet qe e mbështesin 62-vjeçaren bullgare po përpiqen te gjejnë nje shtet tjeter te Europes Lindore, qe do te bente propozimin e saj, gje qe do te ishte nje lëvizje e paprecedent, pasi nuk ka ndodhur me pare qe nje shtet te propozoje si kandidature nje emër te nje kombësie tjeter. Shqipëria kete here nuk do te ketë nje kandidature te sajën per postin e Sekretarit te Përgjithshëm te OBK-se, ndërkohe qe ne te shkuarën është propozuar kryesisht emri i Ministrit te Jashtëm.

Share This Video


Download

  
Report form