Report TV - Sidroma e bixhozit/ Lojrat e Fatit shpallin të padëshiruarit në lloto

Report TV 2016-07-17

Views 4

Deri tani ka qenë vetëm një klauzolë e shtuar, e pranuar nga ligji i ri për lojrat e fatit në Republikën e Shqipërisë. Por duket se shteti ka nisur ta aplikojë. Fjala është për ndalimin e një qytetari të caktuar, të prekur nga ?sindroma e bixhozit? në atë shkallë, sa të bëhet një fatkeqësi për familjarët, pasi shpërdoron të gjitha burimet financiare të shtëpisë duke luajtur.

Këto ditë, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka publikuar emrin e parë të personit, që duhet të ndalohet të hyjë për të luajtur në çdo lokal të lojrave të fatit. Ja teksti i njoftimit:

?Ju bëjmë me dije të njoftoni të gjithë punonjësit tuaj, në adresat dytësore, ku shoqëria juaj ushtron aktivitet në fushën e lojërave të fatit, që të mos lejojnë hyrjen në këto ambjente të GJ. K., banues në Tiranë. Në rast të kundërt, nga ana jonë do të merren masat sipas dispozitave ligjore në fuqi, deri në pezullimin/heqjen e të drejtës për të ushtruar aktivitet?.

Share This Video


Download

  
Report form