Veliaj: Investimet rritën vlerën e pronave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-07-17

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga kjo e enjte banorët që jetojnë në rrugën qe cila lidh zonën e Medresesë me tregun industrial nuk do të vuajnë më nga mungesa e trotuareve dhe sinjalistikës. Teksa pa nga afër punimet, tashmë të përfunduara kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se investimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen, por i japin një vlerë tjetër pronës. ?Ky investim i ka rritur vlerën pallateve dhe gjithë bizneseve që operojnë në këtë zonë. Më vjen mirë që edhe Medreseja, në këtë muaj të Ramazanit, ka një pamje më të mirë. Në këtë mënyrë i japim dinjitet hapësirave tona publike?. Ai shtoi se statistikat e zyrave imobiliare tregojnë se vlera e pronës është rritur mesatarisht 15%, por në disa lagje të Tiranës Veliaj premtoi se do të vijojnë investimet në rikonstruksionin e rrugëve, e po ashtu edhe për shtimin e hapësirave për fëmijët.?Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, kushdo që ka pronë në Tiranë, falë punës së bashkisë, do të ketë një pronë që vlen më shumë çdo vit, se sa vlera që kishte një vit më parë?, tha ai. ?Ky ka qenë vetëm viti ynë i parë dhe sigurisht që jemi fokusuar në akset kryesore. Por, fokusi gjatë vitit tjetër do të jetë në rrugicat dhe sheshet e lagjeve. Edhe në njësinë nr.8 jemi duke identifikuar hapësira që mund t?i kthejmë në kënde lodrash për fëmijë, si ai që bëmë te ?Mine Peza?.?Kryebashkiaku i Tiranës falënderoi qytetarët edhe për korrektesën e treguar me pagimin e taksave, ndërsa theksoi se çdo qindarkë e arkës së Bashkisë së Tiranës do të kthehet në investime për qytetin.

Share This Video


Download

  
Report form