Ora News - Situata ekonomike, Sherefedin Shehu: FMN bashkëfajtore me qeverinë

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti demokrat Sherefedin Shehu deklaroi në studion e lajmëve të Ora Neës se FMN ka gabuar duke mbështetur filozofinë e borxheve të sajuara të qeverisë shqiptare. Sipas Shehut, FMN e ndjen veten fajtore dhe mbron rritjen ekonomike 3.4%, në një kohë kur sipas tij BSH dhe BB japin një tjetër vlerësim.
Sherefedin Shehu: FMN del sepse FMN është bashkëfajtore me qeverinë. Pra FMN e hapi thesin për qeverinë dhe qeveria mori borxhe. Ka rritur 12% të PPB borxhin, kështu që rritja e borxhit është e pajustifikuar sepse të ashtuquajturat detyrime të prapambetura tashmë janë të mbyllura defakto sepse në buxhetin e këtij viti nuk ka asnjë lek të buxhetuar për detyrimet e prapambetura. FMN po nxit qeverinë që të ndjekë politika që sjellin këtë rritje ekonomike. Problemet e investimeve ka qenë një ndër problemet kryesore që u përmendën në deklaratën e fundit të FMN-së dhe FMN ka mbështetur atë filozofinë e borxheve të sajuara të kësaj qeverie, ky është gabimi i FMN.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/situata-ekonomike-sherefedin-shehu-fmn-bashkefajtore-me-qeverine/

Share This Video


Download

  
Report form