Report TV - Parku i Korçës me 6 skulptura të reja Kita: Të mos shkatërrohen veprat

Report TV 2016-07-17

Views 2

Parku ?Rinia? në Korçë do të pasurohet me 6 skulptura të reja. Këtë të premte në qytetin e Korçës është çelur simpoziumi i skulpturës së parkut, i ideuar 16 vjet më parë nga Genti Tavanxhiu. Simpoziumi do të vijojë deri më 11 korrik, ku do të shfaqet edhe dokumentari ?Muzeu i skulpturës moderne në parkun Rinia? me autor Ylli Drishtin.

Drejtoresha e Qendrës ?Vangjush Mio? në një konferencë për mediat pohon se në edicionin e shtatë do të ketë risi të materialeve dhe formave të gdhendura.
E pyetur nëse janë në harmoni veprat e reja me kulturën tradicionale të Korçës, Kita përgjigjet: 'Vitet e fundit për fat të keq ka pasur edhe akte vandalizmi ndaj skulpturave të parkut në Korçë'. Edicioni i 7-të i këtij simpoziumi ka pjesëmarrës 4 artistë të huaj nga Italia, Turqia, Qipro dhe Tajvani dhe dy nga Shqipëria. Ata do t?i punojnë veprat në atelienë e natyrës, ku mund të ndiqen edhe nga publiku'.

Kuratori artistik Genti Tavanxhiu pasi falënderon Ministrinë e Kulturës për mbështetjen dhe vijimësinë e aktivitetit pohoi se parku Rinia pas dhurimit të 6 skulpturave të reja do ketë gjithsej 47 vepra parku.

Share This Video


Download

  
Report form