Report TV - Ministrja Gjermeni në Malësinë e Madhe për disa investime

Report TV 2016-07-17

Views 1

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte sot në bashkinë e Malësisë së Madhe për të inspektuar projektet e financuara nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Fondi i Zhvillimit të Rajoneve në këtë bashki.

E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Tonin Malaj, prefekti i qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani dhe deputeti Paulin Sterkaj, Ministrja Gjermeni u ndal fillimisht në godinën e banimit 5 katëshe, e cila po rikonstruktohet me elementë të eficiencës së energjisë elektrike, investim i MZHU me vlerë 10 milion lekë.

Janëfamilje të cilat pas përfundimit të punimeve jo vetëm do jetojnë në kushte më të mira, por falë përdorimit të këtyre elementëve do të paguajnë 50% më pak energji elektrike.

Share This Video


Download

  
Report form