Një ditë pas grabitjes së ndodhur në Rinas, ku u vodhën 995 mijë euro, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ku e ka konsideruar këtë ngjarje si papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare. Rama ka shtuar se duhet të mblidhet edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Një ditë pas grabitjes së ndodhur në Rinas, ku u vodhën 995 mijë euro, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ku e ka konsideruar këtë ngjarje si papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare.
Luan Rama i ka bërë thirrje organeve kompetente që të marrin masa për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe të kapin autorët, ndërkohë që kryeministrit i ka bërë thirrje që të marrë masa për të gjitha institucionet përgjegjëse.
Por Rama nuk është ndalur me kaq, pasi ai ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë ngjarje.