Hetimet e policisë dhe prokurorisë për grabitjen në Rinas kanë zbardhur se shifra zyrtare e parave të marra nga tre autorë të dyshuar është 995 mijë euro.
Këto para i përkasin vetëm njërës nga dy bankat e nivelit të dytë të cilat një ditë më parë po transferonin jashtë vendit mbi 3 milion euro.
Nga hetimet ka rezultuar se paratë e marra janë kartëmonedha të prerjes 500, 200 dhe 100 eurosh ndërsa autorët kanë lënë pa marrë rreth 20 mijë euro prerje monedha metalike.
Aktualisht të ndaluar për këtë rast janë 4 persona pjesë e kompanisë private të eskortës së vlerave monetare ??Nazeri 2000?.