Report TV - Luigj Gurakuqi, funerali në varrezat e Barit,ja fotot e 91 viteve më parë

Report TV 2016-07-17

Views 14

Një grup fotosh, disa të njohura e disa të tjera të pabotuara, dëshmojnë nëj prej ngjarjeve më të dhimbshme në historinë e Shqipërisë, vdekjen dhe varrimin e Luigj Gurakuqit. Një prej veprimtarëve më të shquar të çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet, Gurakuqi ishte një nga personalitetet më të shquara të levizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë në shumicën e të cilave në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë.

Siç e njoftojnë kronikat e kohës, pas shtypjes së Lëvizjes së Qershorit Luigj Gurakuqi shkoi në Itali, ku më 2 mars 1925 u vra në Bari prej Baltjon Stamollës në derë të Hotel Cavour, kushëri i vetë Luigjit. Ishte mbrëmja e 2 marsit, në restorantin e hotelit, Luigj Gurakuqi po darkonte me dy miq të tij dhe gruan e njërit prej tyre: Riza Dani me bashkëshorten Makbule dhe vëllai i tij Dan Hasani. Kërkoi leje prej tyre duke i paraqitur arsyen: do t'shkoj tek Sotiri, mbâsi i kam premtue nji kukull vajzës së tij. Në xhepat e shkyer të ish-Ministrit të financave policia italiane gjeti vetëm 350 lira.
Siç dëshmohet në shumë studime historike mbi këtë vrasje, ?në organizimin e këtij atentanti kishin dorë si Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu, ashtu dhe Çatin Saraçi, e dëhsmuar kjo nga letraqë atentatori dërgonte pas ?kryerjes së detyrës?.

?Kerkoj mbrojtje dërgoni të holla ndërmjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!.. Baltjon Stamolla ? Carceri Giudiziarie Bari. Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania) Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë) Çatin Saraçit Hotel de la Ville...?
Miku i tij, Hasan Prishtina, mbi varrin e Gurakuqit do të shprehej: "Flej i qetë Gurakuq, shpagen tânde do ta marrim me përparimin e Shqipniës."
Fotot që i sjellim sot lexuesve tanë dëshmojnë disa momente nga funerali i varrimit të Gurakuqit në Bari. Po nga kronikat e kohës mësojmë se autoritetet italiane nuk lejuan që funerali të mbahej në qytet. Leja u dha që ceremonitë të zhvilloheshin vetëm brenda mureve të varrezave. ?N'ato çaste tragjike miku i afërt i Gurakuqit, Lin Kamsi ruajti veshjen me të cilën ishte vra "trimi i bardhë si dborë" për t'ia lanë si kujtim brezave të ardhshëm. Në Bari rendën refugjatë shqiptarë prej gjithkah. U mbajtën fjalime prej bashkëshortes së Sotir Gjikës, zonjës Lilli Quarta, prej Hasan Prishtinës, Llazar Fundos, Beqir Valterit etj?.
Fjalimin e njërit prej tyre Hasan Prishtinës, i cili siç duket edhe në foto, qëndron në mes të dashamirësve që po i japin lamtumirën Gurakuqit, do ta sjellim të plotë në këtë prezantim.

Share This Video


Download

  
Report form