Një ditë pas kallëzimit të bërë për donacionin e paligjshëm, që Partia Demokratike pretendon se Kryeministri Edi Rama e ka bërë për një foto me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, është zbardhur edhe kallëzimi i bërë.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD ka dhënë edhe rrethanat e fakteve të parashtruara në kallëzimin penal që do i dërgohet prokurorisë.
Një ditë më parë ishte Kryetari i PD-së Lulzim Basha që akuzoi Kryeministrin se për një foto me Obamën ka paguar 80 mijë dollarë, ndërkohë që më pas erdhi edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama ka thënë se ky është një spekulim.
Për këtë rast, Partia demokratike bëri edhe kallëzimin.