Report TV - Rregullat për patentat e emigrantëve penalitetet vetëm në Shqipëri

Report TV 2016-07-17

Views 2

Një udhëzim i Ministrisë së Brendshme bën të mundur që emigrantët apo të huajt që vijnë përkohësisht në vendin tonë, ti tërheqin patentat e bllokuara në Shqipëri, pa u penalizuar më tej në vendet ku jetojnë.

Udhëzimi në fjalë mundëson që drejtuesi i mjetit të bëjë një kërkesë në organet përkatëse për tërheqjen e patentës pas periudhës së pezullimit.

Pas kësaj kërkese, ai do të trajtohet sipas ligjit shqiptar, duke shmangur ndëshkimin e dyfishtë edhe në shtetin ku është lëshuar patenta.

?Në rastet kur drejtuesi i mjetit është shtetas shqiptar me banim jashtë vendi apo shtetas i huaj me aktivitet në Shqipëri dhe afati kohor i pezullimit të lejedrejtimit si më sipër është më i shkurtër se sa afati i qëndrimit apo ushtrimit të aktivitetit në Shqipëri (gjithmonë më pak se një vit), mbi bazën e kërkesës së drejtuesit të mjetit, Sektori i Policisë Rrugore dërgon menjëherë lejen e drejtimit së bashku me kërkesën e paraqitur në OASH, e cila ndjek të njëjtat procedura si për lejet e drejtimit të vendit, për administrim dhe kthim pas përfundimit të afatit të pezullimit?, thekson udhëzimi.

Share This Video


Download

  
Report form