Report TV - Zyrtari i Tsipras, Makropulos: Më shumë ministra minoritar në qeveri

Report TV 2016-07-17

Views 0

I ashpër është treguar Vangjel Dule kur ka folur për politikat e qeverisë shqiptare për respektimin e minoritetit. Ai ka kërkuar ndryshimin e kursit në marrëdhëniet me Greqinë.

Ndërsa përfaqësuesi I kryeministrit grek Makropulos ka shkuar dhe me tej duke kërkuar ministra minoritarë në qeveri.

'Duhet të jeni të bashkuar. Qeveria aktuale greke, në ndryshim me periudhat e mëparshme dëshiron të ketë një minoritet kompakt, me të gjitha fuqitë. Në 98 këtu ju kishit 2 ministra. Tani keni 6 depuetetë dhe asnjë fuqi në qeveri. Ky është problemi, kjo tregon ndarje. Kjo ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve përçarëse nga Greqia. Ajo që mua më shkakton problem është vullneti dhe dëshira e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar me të gjitha forcat. Si është e mundur që pasardhësit e luftëtarëve kundër Gjermanisë, të pranojnë dhe tolerojnë pranë disa pasardhës të nazistëve. me thëniet e tyra ata fyejnë historinë e ekzistencës së Shqipërisë dhe jo Greqisë'', është shprehur Makropulos.

Në kongresin e PBDNJ-së u ngrit dhe shqetësimi për abuzimin me pronat e minoritetit grek, por kryeministi i është kundërpërgjigjur me një shembull të pak viteve më parë.

Share This Video


Download

  
Report form